Bima e cila e mbron trurin nga depresioni, shqetësimi dhe sëmundja e Alzheimerit
Me të gjithë stresin që ballafaqohemi në përditshmëri dhe rrjedhën konstante të informacioneve që i marrim në trurin tonë, ndonjëherë normalisht se mendjet tona kanë nevojë për pak shtysë energjie.
Nëse truri juaj ka nevojë për pak ndihmë që të ballafaqohet me stresin e përditshëm apo t’i luftojë problemet e ndryshme mendore, atëherë konsideroni këtë ilaç bimor të cilin na ka dhuruar natyra: rozmarinën.
Një nga dokumentimet më të hershme të përdorimit të rozmarinës ka qenë përdorimi i saj si stimulues kognitiv. Rozmarina është e aftë ta rris ruajtjen e kujtimeve, ta përmirësojnë memorien dhe ta rrisin përqendrimin.
Aftësia e rozmarinës për të stimuluar aktivitetin kognitiv mund të ndikojë edhe në zvogëlimin e rrezikut të Alzheimerit apo demencës.
Gjithashtu aroma e ëmbël e rozmarinës është e ndërlidhur me një disponim të mirë dhe nivele më të ulëta të stresit.