Policia parandaloi sulmin e dytë terrorist në Barcelonë

Policia spanjolle ka thënë se e kanë anuluar sulmin e dytë terrorist, pasi nga sulmi i parë kanë vdekur 13 persona, kur një furgon është përplasur mbi këmbësorë në zonën e famshme turistike të Barcelonës, Las Ramblas.

Trembëdhjetë vetë vdiqën dhe dhjetra u lënduan kur një furgon goditi turmat në zonën e Las Ramblas të Barcelonës të enjten. Shoferi iku dhe është ende i lirë.

Disa orë pas sulmit, policia ka thënë se i ka vrarë pesë “terroristët”, të cilët kanë tentuar të kryejnë një sulm të ngjashëm në qytetin bregdetar, Cambrils, në jug të Barcelonës.

Policia, ka thënë, se gjashtë civilë dhe një zyrtar policor janë lënduar në Cambrils, ndërsa është bërë e ditur se të dyshuarit kanë qenë të pajisur me ekspozivë në trupat e tyre.

Dhjetëra persona janë lënduar, disa në gjendje kritike, pas sulmit në Las Ramblas, derisa grupi militant, Shteti Islamik e ka marrë përgjegjësinë për sulmin.

Autoritetet spanjolle kanë thënë se personat nga të paktën 18 vende evropiane, kanë qenë në mesin e viktimave.

LEXO: Sulmi në Barcelonë, Ambasada shqiptare: Nuk ka asnjë shqiptar të prekur (FOTO)
LEXO: Të paktën 13 të vdekur në sulmin terrorist në Barcelonë
LEXO: Reagim nga SHBA-ja, BE-ja dhe NATO-ja për sulmin në Barcelonë
LEXO: Arrestohen dy nga pjesëmarrësit në sulmin në Barcelonë (PLT)

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button