LSDM: Qytetarët së shpejti do të shfrytëzojnë tarifën e lirë të energjisë elektrike

“Qeveria e udhëhequr nga LSDM mbetet e angazhuar plotësisht në zbatimin e masave që do të përmirësojnë kualitetin e jetës së qytetarëve. Në atë drejtim, Qeveria e udhëhequr nga LSDM ka marrë iniciativë dhe i ka intensifikuar aktivitetet për sjelljen e tarifës së lirë të rrymës në çdo ditë pune, ka dy orë”, thuhet në kumtesën e LSDM-së.

Sipas tyre, me atë realizohet edhe një nga masat kryesore të parapara në programin parazgjedhor të LSDM-së dhe Programit të Qeverisë së re dhe ajo që është premtuar së shpejti do të bëhet realitet për qytetarët.

“Me kursim dhe punë të përgjegjshme të ndërmarrjeve shtetërore ELEM dhe MEPSO do të sigurohen kushte për sjelljen e tarifës së lirë, me çka masa e ndërmarrë nuk do ta dëmton askënd. Në vend që ELEM dhe MEPSO të shpenzojnë miliona euro në qendra skijimi, fasada dhe parqe, paratë do të orientohen kah nevojat reale të qytetarëve. Qytetarët së shpejti do të mund të shfrytëzojnë nevojën reale për tarifën e lirë të rrymës gjatë ditës dhe gjatë fundjavës. Të gjithë qytetarët do t’i ndjejnë përfitimet nga kjo masë sidomos familjet që janë nën përkujdesje të ndihmës sociale”, shtojnë nga LSDM.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button