Dimitrov-Valstrom: Mbështetja nga Suedia për qëllimet strategjike të Maqedonisë

Ministri i Punëve të Jashtme Nikolla Dimitrov, në kuadër të vizitës rajonale në vendet nordike, sot u takua me ministren e Punëve të Jashtme të Mbretërisë së Suedisë Margot Valstrom.

Në takim është miratuar Deklaratë për bashkëpunim midis Republikës së Maqedonisë dhe Mbretërisë së Suedisë, me të cilën, siç kumtoi MPJ-ja, konfirmohet mbështetja për qëllimet tona strategjike dhe konfirmohen sferat e interesit të ndërsjellë për ndërtim të bashkëpunimit të mëtejshëm më konkret.

Ministri Dimitrov, siç informojnë nga kabineti i tij, në takimin me kolegen e tij suedeze e ka potencuar përcaktimin e fuqishëm të Qeverisë reformuese për kthim të vendit në rrugën e integrimeve evropiane, i trasuar përmes reformave esenciale dhe reale në sferat me rëndësi esenciale dhe zbatim të politikës së dialogut të hapur me të gjithë fqinjët e saj, bazuar në vlerat dhe parimet evropiane, si dhe se kthimi i ndikimit dhe mbështetjes nga miqtë e tanë evropianë është kyçe në këtë kuptim.

Valstrom ka shprehur mbështetje të fuqishme dhe të sinqertë për aktivitetet e Qeverisë së re të Maqedonisë për revitalizim të shpejtë të perspektivës evropiane të Maqedonisë dhe bindi se Suedia është sinqerisht e interesuar për rritje të ndihmës konkrete në sferat që janë më të dobishme për agjendën tonë reformuese.

Nga MPJ-ja, informojnë se me ftesë të ministrit Dimitrov, është dakorduar vizitë kthyese e MPJ-së Valstrom në Maqedoni këtë vjeshtë.

Димитров Стокхолм

Në kuadër të vizitës së tij në Stokholm, ministri Dimitrov ka realizuar takime edhe me zëvendës-kryetarin e parë të Parlamentit të Mbretërisë së Suedisë Tobias Bilstrom, me anëtarë të Komisionit parlamentar për çështje evropiane, si dhe përfaqësues të lartë të Institutit SIPRI, qendrës ndërkombëtare Ollaf Palme.

Turneu nordik të MPJ Dimitrov vazhdon nesër me vizitë në Helsinki, ndërsa përfundon të premten në Oslo.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button