Poezi dhe barsoleta dëgjohen në foltoren e Kuvendit në vend të temës së rendit të ditës

Vazhdimi i sotëm i diskutimit për shkarkimin e prokurorit publik, Marko Zvërlevskit deri tani nuk ka sjellë diçka të re, njofton Portalb.mk.

Deputetët e VMRO-DPMNE-së në vazhdimin e sotëm të seancës kanë prezantuar një numër të madh lëvdatash për Zvërlevskin njëkohësisht duke e sulmuar shumicën parlamentare për tema nga ekologjia, për zgjedhjet e kuadrove dhe kështu me radhë.

Dimitar Stefanaxhija duke iu referuar ndryshimit të pozitës së drejtorisë, e ka recituar poezinë “Teshkoto” nga Bllazhe Koneski që ua përkushtoi punëtorëve kulturor në Maqedoni.

“Këto vargje ua kushtoj të gjithëve punëtorëve kulturor që t’i shqyejnë diplomat dhe t’i hedhin para Ministrisë së Kulturës sepse prej sot drejtor i “Tanecit” është njeri me shkollë të mesme të ndërtimtarisë. Sot diskutojmë për Zvërlevskin që të fshihet takimi i Zaevit me gjuetarin bullgar për emigrantët”, tha Stefanaxhija.

Kërsto Jovanovski i VMRO-DPMNE-së nga foltorja e Kuvendit porositi se nuk njeh prokuror më profesional se Zvërlevski.

Deputeti i partisë opozitare Ivan Ivanov nga foltorja e Kuvendit tregoi një barsoletë me të cilën donte të potencojë se pushteti i ka shitur interesat nacionale për interesa personale.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button