Shpërthim në stacionin e trenave, panik në Londër

Stacioni i nëntokësor i trenave Holborn, në Londrën Perëndimore është evakuuar pasi tymi nisi të mbushte platformën, transmeton Top Channel.

Pasagjerët thanë se kishin dëgjuar një shpërthim të madh në stacion rreth orës 9 të mëngjesit të së martës.

Videot dhe imazhet e postuara online tregonin tymin që mbushte platformën dhe shërbimet e emergjencave jashtë stacionit.

Zyrtarët thanë se stacioni ishte mbyllur dhe ishin në veprim skuadrat e zjarrfikësve që kishin reaguar pas një alarmi për zjarr.

Por, pas panikut të fillimit u tha se gjithçka kishte ndodhur si pasojë e një problemi me një tren dhe shërbimet e emergjencave po hetonin ngjarjen.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button