Largohet nga Milani, transferohet në La Liga (FOTO)
Carlos Bacca do të largohet shumë shpejtë nga Milani.
Kjo nuk është më risi, por risi mund të jetë emri i ri i skuadrës së kolumbianit.
Sipas raportimeve të fundit, Milani është shumë afër marrëveshjes me Villarrealin, përcjell “Lajmi.net”.
Palët janë në dakordimin për detajet e fundit të operacionit.
Largimi i Baccas do të zhbllokonte merkaton kuqezi për sulmin, ku emri favorit për ardhjen në “San Siro” është Andrea Belotti.