Milanit i refuzohet oferta për sulmuesin e njohur (FOTO)
Radamel Falcao nuk është në shitje.
Kjo është përgjigja që Monaco i ka dhënë Milanit, shkruan ‘France Football’.
Kuqezinjtë janë në kërkim të një sulmuesi për të kompletuar skuadrën për sezonin e ri. Pas dështimit për arritjen e një marrëveshje me Dortmundin për Aubameyangin, Milan i ka bërë një ofertë edhe Monacos për kolumbianin Falcao.
Oferta e Milanit për Falcaon peshonte 30 milionë euro, ofertë kjo e refuzuar nga Monaco.