Adi Krasta në gjyq, paditet nga Top Channel

Ditën e djeshme në sekretarin e gjykatës së Tiranës është regjistruar padia ndaj moderatorit televiziv Adi Krasta, raporton ‘Shekulli’.
Nga televizioni ai është paditur për shkelje të kontratës së punës dhe për këtë i kërkohet t’i paguaj televizionit 32 milionë lekë të vjetra.

Krasta ka qenë pjesë e stafit dhe një nga figurat kryesore të këtij televizioni. Në tetor të vitit të kaluar, kur kishte ditën e programit “100 milionë” nuk është shfaqur si gjithmonë. Aty u mor vesh dhe u kuptua përfundimisht prishja dhe krisja e marrëdhënieve mes tij dhe televizionit “Top Channel”.

Ai asnjëherë nuk është prononcuar për këtë largim dhe nuk ka dhënë përgjigje konkrete për arsyet reale të largimit të tij. Por nga ana tjetër, për këtë ikje të beftë nuk i ka ardhur mirë televizionit në të cilin punonte, pasi sipas tij, ai ka thyer një kontratë pune dhe nuk e ka respektuar atë deri në fund.

Kjo padi nuk ishte e pa paralajmëruar për Krastën. Një ditë pas largimit vetë kompania mediatike reagoi. Zëvendësdrejtori i përgjithshëm dhe njëkohësisht drejtori i departamentit të burimeve njerëzore në “Top Channel”, Adrian Proko, tha se “Punonjësi Adi Krasta është larguar duke zgjidhur në mënyrë të njëanshme kontratën e punës me ‘Top Channel’ /Telegrafi/

Lajme të ngjashme

Back to top button