Rino Rollin shkëlqen në ”Top Fest”

Prezantimi i parë i rokerit strugan me vendbanim në Zvicër Rini Dauti, bashkë me grupin Rino Rollin në Festivalin mjaft atraktiv ”Top FEST ”, u prit mjaft mirë nga të pranishmit e këtij eveniment muzikor që organizohet për të nëntin vit radhazi nga gjiganti meditatik Top Channel në Shqipëri. 

Rini Dauti, më këtë festival u prezantua me këngën ”Pritja e Nënës”, me tekst dhe kompozim të tij ndërsa, aranzhuar si material nga Bale. Ndërkohë, si kitarist dhe orkestrues në këtë projekt muzikor shfaqet Menderes Lumani, emër i njohur i skenës muzikore në Strugë, dhe më gjërë.Vetë Rinu ekskluzivisht për” StrugaLAJM” tregon se pretë shumë nga ky prezantim i parë në këtë festival me renome në Shqipëri. 

”Pretendimet i kemi deri në olimpin e Top Festit por me rëndësi është që kënga po pëlqehet dhe po pranohet mirë nga publiku.Kënga lindi si ngacmim nga fenomeni i shpërnguljes apo i kurbetit që është shumë prezent ndër shqiptarët ,dukuri që ka lënë pasoja të mëdha për zhvillimin e kombit tonë”përfundon Rini Dauti. /portalb/


Lajme të ngjashme

Back to top button