Juventus transferon mbrojtësin e njohur të Series A (FOTO)
Juventusi ka identifikuar zëvendësuesin e Leonardo Bonuccit.
Pasi dështoi ta transferojë Kostas Manolas nga Roma, Juventus nuk është larguar nga kryeqyteti italian.
Kjo pasi që drejtuesit bardhezi janë afër marrëveshjes me mbrojtësin e Lazios, De Vrij, përcjellë “Lajmi.net”.
Sipas informacioneve të fundit nga Italia, Juve është pranë kryerjes së transferimit me 20 milionë euro.
Kjo është shifra minimale që e kanë kërkuar drejtuesit e Lazios, ndërsa kanë mbetur për t’u diskutuar edhe disa bonuse tjera.