Si të largoni përgjithmonë milingonat nga shtëpia me këtë produkt që ju mund ta bëni vetë

“Milingonat janë bereqet”. Kështu e kemi dëgjuar nga më të vjetrit, transmeton Revista Class.

Nuk e dimë se çfarë kanë dashur të thonë ata, por për hir të së vërtetës nuk është aspak e këndshme të shohësh milingona në çdo cep të shtëpisë.

Ju me siguri keni frikë të lini ndonjë ushqim jashtë frigoriferit, sepse ato do t’i sulen me shpejtësi. Produktet që i eleminojnë ato mund të jenë të rrezikshme për shëndetin tuaj, kanë aromë jot ë mirë por edhe kosto.

Për këtë arsye, ne po ju tregojmë sesi t’u thoni mirupafshim milingonave me këtë produkt që ju mund ta bëni të gjithë vetë në shtëpi.

Përbërësit:
3 lugë gjelle kanellë (ose nenexhik)
2 gota ujë

Udhëzime:
Hidhni kanëllën ose nenexhikun në një enë me 2 gota ujë. Vendosini në zjarr të ziejnë për disa minuta. Më pas largojeni përzierjen nga zjarri dhe lëreni të ftohet. Hidheni atë në një shishe spraji.
Spërkatni të gjitha ambjentet e shtëpisë ku keni pikasur milingona. Të nesërmen nuk do të gjeni asnjë nga këto insekte të bezdisshme.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button