Berisha: Mandati i deputetit? Ligjet janë të qarta

Kryeministri Sali Berisha, në mbledhjen e grupit kuvendor demokrat, deklaroi se maxhoranca nuk mund të përfitojë një mandat që nuk i takon, duke marrë shkas nga qëndrimi i socialistëve për çështjen e mandatit të deputetit socialist, pas largimit të Rudina Seserit. 

“Lideri i opozitës po akuzon prej kohësh maxhorancën se po kërkon t’i vjedhë mandatin. Ligjet e vendit janë tepër të qarta për mandatet. Deputeti i radhës në listë Gjon Bardhi, figuron me dy mandate”, tha Berisha.

Kryeministri drejtoi mbledhjen e grupit, vetëm pak ditë pas vizitës në Turqi, për të cilën foli me superlativa. 

“Marrëdhëniet Turqi-Shqipëri kanë njohur një zhvillim të fuqishëm. Turqia është vendi me rritjen më të madhe ekonomike pas Kinës, ndërsa kujtoj se investimet turke në Shqipëri janë rritur me shpejtësi”, tha Berisha.

Nga bisedimet me autoritetet turke, Berisha tha se mori premtime se investitoret turq do të jenë të pranishëm në Shqipëri, për të zhvilluar më tej sektorin e turizmit./top-channel

Lajme të ngjashme

Back to top button