Njohjet, Hyseni: Diplomacia e Kosovës, jo serioze

Paralajmërimi i Ministrit të Jashtëm të Kosovës, Enver Hoxhaj se gjatë muajit mars do të ketë një valë të re njohjesh ka dalë të jetë i pasaktë.

Njoftimet e tilla ende pa ardhur njohjet janë konsideruar tepër joserioze nga ish-kryediplomati i parë i Kosovës, Skënder Hyseni.

Hyseni ka thënë se “Është koha e fundit që diplomacia e Kosovës të koordinohet sepse është totalisht e çakorduar është totalisht e shpërndarë. Ajo duhet të koordinohet përfundimisht dhe me partnerët kyç në botë duhet të nis fushata të mirëfillta. Jo fushata sa për zhurmë, jo fushata sa për konsum publik, jo fushata sa për të qenë”.

Ish-Ministri i Jashtëm i Kosovës thotë se rezultati është ai që flet. “Rezultati është treguesi më i mirë nëse strategjitë e shumta që i ka proklamuar Qeveria me aq shumë pompozitet po bëjnë punë apo jo. Pastaj është tepër jo serioze paralajmërimi i njohjeve, akoma më serioze është edhe radhitja në ueb sajtin e Ministrisë së Jashtme si njohje edhe i dy-tre njohjeve, të cilat nuk është shumë e sigurt që kanë ndodhur”, ka deklaruar ish-ministri i Jashtëm.

Lajme të ngjashme

Back to top button