Gjithnjë e më shumë portugezë emigrojnë në Brazil

Rritja e pandërprerë e papunësisë në Portugali detyron gjithnjë e më shumë portugezë të rinjë që të mendojnë për shpërngulje në ndonjë prej ish-kolonive portugeze.

Interesim më të madh tek portugezët e rinjë ekziston për emigrim në Brazil, i cili gjatë viteve të fundit shënon rritje të përshpejtuar, por ka edhe të tillë që vendosin të shpërngulen në Angolë dhe Mozambik, po ashtu, ish koloni portugeze. 

Të dhënat statistikore tregojnë se para fillimit të shpërthimit të krizës, në vitin 2009, vetëm 23.760 portugezë kanë emigruar nga shteti, edhe atë pjesa më e madhe në ndonjë shtet tjetër anëtar të Bashkimit Evropian.

Numri i emigrantëve nga Portugalia në vitin e 2010 është rritur për 40 për qind, ndërsa vitin e kaluar është evidentuar rritje disaherëshe.

Nga mesi i muajit mars, ambasada braziliane në Lisbonë kumtoi se numri i portugezëve të cilët kanë kërkuar leje pune në Brazil prej 52.000 në vitin 2010, është ngjitur në 328.860 në vitin 2011.

Mediat portugeze theksojnë se edhe Angola është duke u bërë interesante për portugezët e rinjë, veçanarisht për shkak të fushave të naftës në këtë shtet.

Shkalla e papunësisë në Portugali tejkaloi 15 përqindëshin, ndërsa shtetin e kaploi krizë e borxheve, për shkak të cilës zbatohen masa të ashpra të kursimit./portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button