Benzina shtrenjtohet për 1,5 denarë, dizeli më i lirë për 2 denarë

Benzina prej sonte në mesnatë shtrenjtohet për 1,5 denarë, ndërsa dizeli lirohet për 2 denarë për litër, vendosi sot Komisioni Regullator për Energjetikë.

Me vendimin benzina më e shitur në tregun maqedonas – EUROSUPER -95 do të jetë 89 denarë për litër, ndërsa EUROSUPER-98 shitet për 90,5 denarë.

Çmimi i ri i dizelit është 73,5  denarë për litër, ndërsa nafta për amvisëri është 62 denarë për litër.

Me vendimin e rregullatorit për 1,095 denarë për kilogram ulet çmimi i mazutit, i cili tani do të shitet për 48,078 denarë për kilogram.

Arsyeja për ndryshimin e çmimeve të derivateve të naftës është rënia prej 0,76 për qind të çmimit mesatar të naftës së papërpunuar në tregun botëror gjatë 14 ditëve të kaluara dhe për 0,70 të kursit më të ulët të dollarit kundrejt denarit./portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button