Kafeina dhe ushtrimet fizike parandalojnë kancerin në lëkurë

Vitet e fundit është vënë re një rritje alarmante e rasteve me kancer të lëkurës, për shkak të ekspozimit të papërshtatshme ndaj rrezeve UV. Por, tani një studim i ri sugjeron se një kombinimi i mirë i ushtrimeve fizike dhe kafeinës janë shumë  të dobishëm në luftën kundër kancerit të lëkurës.

Shkencëtarë që merren me programin për parandalimin e kancerit të lëkurës, ‘Rutgers Ernest Mario School of Pharmacy’ në New Jersey, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, kanë realizuar një studim, nga i cili rezultoi se beteja ndaj kësaj sëmundjeje mund të lehtësohet nga alternimi i aktivitetit fizik dhe kafeinës.

“Kemi zbuluar se ky trajtim i kombinuar mund të reduktojë rrezet e diellit, duke shkaktuar formimin e kancerit të lëkurës”, – shpjegon dr Yao-Ping Lu, i cili është marrë me studimin në fjalë. “Këto të dhëna janë eksperimentuar në kavie, por unë mendoj se ne mund të nxjerrim rezultate të njëjta edhe për njerëzit, dhe në këtë mënyrë të parashikojmë përfitimet që na vijnë nga këto trajtime të kombinuara”, – tha dr. Lu.

Hulumtuesit këtij studimi besojnë se ideale për të marrë një rezultat të caktuar është kombinim i të dyjave; kafeinës dhe aktivitetit fizik, pasi në këtë mënyrë edhe përqindja e rezistencës ndaj kancerit të lëkurës është më e lartë./shqipmedia/

Lajme të ngjashme

Back to top button