Inva Mula sërish shtatzënë

Sopranoja me famë botërore Inva Mula është në pritje të vajzës së saj të parë pas martesës me biznesmenin kosovar Hetem Ramadani. Ajo është 5 muajshe shtatzënë dhe tashmë e ka mësuar gjininë e fëmijës.

Sopranoja Inva Mula, edhe pse është duke pritur ardhjen në jetë të vajzës së saj të parë me bashkëshortin Ramadani, nuk i ka lënë pas angazhimet e karrierës artistike.

Vetëm një muaj pas lindjes, ajo do të ngjitet në skenën e Festivalit të Muzikës Klasike “Choregies Orange” që zhvillohet në teatrin antik “Orange”, në një nga monumentet më të bukura në Francë, që vjen si dëshmi e epokës romake.

Në këtë skenë do të shfaqen në fillim të muajit korrik dy nga operat më të famshme të Puçinit, “La Boheme” dhe “Turandot”. Sopranoja shqiptare Inva Mula do të interpretojë rolin e saj më të dashur, Mimi në operan “La Boheme” që çel dhe festivalin më 7 korrik./portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button