LSDM: Marrëveshja me Bullgarinë i jep fund izolimit të Maqedonisë dhe siguron përparim rajonal

“VMRO-DPMNE vazhdon me politikat e saj të izolimit, ndarjes, konflikteve dhe kërcënimeve nga armiqtë imagjinarë, me çka vazhdon të punojë në kundërshtim me interesat shtetërore, nacionale dhe strategjike të Republikës së Maqedonisë.”, thonë nga LSDM

Sipas tyre, marrëveshja për miqësi, fqinjësi të mirë dhe bashkëpunim në mes Republikës së Maqedonisë dhe Republikës së Bullgarisë është e interesit nacional dhe shtetëror dhe në interes të qytetarëve të Maqedonisë dhe Bullgarisë.

“Me nënshkrimin e Marrëveshjes, mbyllet edhe një çështje e hapur, bëhet një hap i rëndësishëm drejt integrimeve euro-atlantike, bëhet përparim ekonomik dhe përfundohet plotësisht lidhja hekurudhore mes dy vendeve. Me nënshkrimin e Marrëveshjes, që është sukses i përbashkët i të gjitha qeverive të deritanishme, përfundoi koha kur Nikolla Gruevski dhe VMRO-DPMNE për shkak të interesave të tyre kriminale e kanë mbajtur Maqedoninë të izoluar dhe erdhi kohë e re e bashkëpunimit, fqinjësisë së mirë dhe përparimit rajonal në vend të konflikteve rajonale”, shtojnë nga LSDM.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button