Fëmijëve nuk u duhet thënë kurrë ‘Mjaft qave!’

Pediatrja Lira Gjika që vazhdimisht jep këshilla në faqen e saj për rritjen e fëmijëve, sot është ndalur në mënyrat sesi prindërit sillen ndaj ankesave të fëmijëve dhe të qarave të tyre si pasojë e një lëndimi. Sipas saj, nuk duhet që prindërit të thonë “Mjaft qave”, “nuk ka asgjë për të qarë”, “e ku dhëmb kjo”. Duke vepruar kështu gjymtojnë personalitetin e fëmijës dhe e bëjnë atë më vonë të pandjeshëm dhe ndaj vuajtjes së tjetrit, transmeton revista Class.

“Këto shprehje që të rriturit i përdorin pa menduar, vetëm që të shmangin bezdinë që i provokon e qara e fëmijës, jo vetëm e ngatërrojnë fëmijën por mbi të gjitha e gjymtojnë atë. Leora Kuttner në librin e saj “fëmija dhe dhimbja”(il bambino e il dolore) shkruan:- Kur të rriturit nuk aprovojnë të qarën e fëmijëve, ata kultivojnë gjymtimin. Kur një fëmije i paragjykohet e qara, i rrituri i ka gjymtuar mënyrën natyrale e të shëndetshme të të shprehurit të stresit. Kur një i rritur i thotë fëmijës se: “nuk ka asgjë për të qarë”, “mjaft qave”, apo “e ku dhëmb kjo”, fëmija mbyllet në vetvete dhe përpiqet ta shtypë këtë ndjesi. Të gjitha këto sëbashku, ngatërrojnë ndjejat e fëmijës për veten e tij. Janë pikërisht këto sjellje të të rriturit dhe veprime të sforcuara të fëmijës, që ndërtojnë strukturat psiqike me veprim afatgjatë, që ashtu heshturazi, ndërtojnë te njeriu, pandjeshmërinë ndaj vuajtjes dhe tjetrit”, shkruan Lira Gjika.

Për këshilla të vazhdueshme mund ta ndiqni doktoreshën në faqen e saj Lira Gjika, në Fb!

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button