Britani: Refuzohet ekstradimi i biznesmenit rus për rastin e vrasjes në Rusi

Një gjykatë britanike dje ka refuzuar ta ekstradoj një biznesmen rus, i cili është i akuzuar për vrasjen e një tregtari të pasur në Rusi, duke thënë se ka pak dëshmi solide kundër tij, shkruan REL.

Zyrtarët e Rusisë thonë se Georgy Shuppe, i cili banon në Londër, më 20 janar të vitit 2014 e ka aranzhuar vrasjen e personit, Aleksandr Mineyev, i cili ishte qëlluar 22 herë me kallashnikov në periferi të Moskës.

Shuppe, 46 vjeçar, po ashtu, është i akzuar se në mënyrë mashtruese i ka marrë pasuritë që i takonin Mineyevit të vrarë.

Avokatët e Shuppes thonë se rasti është i motivuar politikisht.

Georgy Shuppe dikur ishte i martuar me vajzën e oligarkut, Boriz Berezovsky, që ishte kritik i ashpër i presidentit të Rusisë, Vladimir Putin.

Berezovsky ishte gjetur i vdekur në rezidencën e tij në Angli në vitin 2013.

Nuk dihet ende sa a ishte vrarë apo kishte kryer vetëvrasje.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button