Kur është koha më e përshtatshme për të konsumuar mëngjesin?

Që në moshë fare të vogël, bombardohemi me këshilla e informacion nga prindërit, mbi rëndësinë e konsumimit të mëngjesit. E dimë fare mirë, që shmangia e një vakti të tillë sjell dëme për organizmin, por aktiviteti i rënduar ditor prej të rrituri dhe nxitimi për të arritur gjithçka duhet përgjatë ditës, bën që mëngjesin të mos e kalojmë aq shëndetshëm sa duhet. Kemi folur shumë herë për ushqimet që janë më të përshtatshmet për ne, ashtu sikurse kemi rekomanduar pijet që duhet të konsumojmë që në orët e para të 24-orëshit, shkruan Bordo.al.

Por, kur është koha më e përshtatshme për të konsumuar mëngjesin? Sipas ekspertëve, përgjigja ideale është: një orë pasi të zgjohemi. Pas kësaj, vakti i drekës duhet marrë në konsideratë pas katër orësh e gjysmë, ndërsa darka disa orë pas kësaj. Ndjekja e një regjimi të tillë, do të çojë drejt shmangies së konsumimit të lëndëve ushqyese të dëmshme për organizmin, e kjo e fundit vjen vetëm si pasojë e vonimit të vakteve përgjatë ditës. Me pak fjalë, sa më shumë regjim, aq më shumë krijojmë distancë nga sheqernat apo yndyrnat e tepërta, pasojat e të cilave i kemi të njohura prej kohësh tashmë…

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button