Takim i Spasovskit me kandidatët e refuzuar për nëpunës policor

 Ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski sot, me kërkesë të tyre, mbajti takim me përfaqësuesit e kandidatëve për nëpunës policor të cilët i kaluan trajnimet e mëparshme për pranim të nëpunësve policor në MPB, por të cilët në pajtim me rregullat e caktuara të konkursit për shkak të rangimit të ulët nuk lidhën kontratë për punësim në MPB.

Siç kumtoi MPB, në takim, ministri Spasovski e përsëriti qëndrimin e tij prej para një viti e gjysmë se do të bëjë gjithçka është në suaza të kompetencave të tij dhe në pajtim me rregullatligjore t’u dalë përballë kërkesave të kandidatëve të refuzuar. Posaçërisht që gjendja aktuale në Ministri, shtohet, tregon se përkundër punësimeve tej mase në personel administrativ dhe tjetër, policia është realisht deficitare mu me nëpunës policor.

“Spasovski u theksoi kandidatëve të refuzuar se sipas rregullave të konkursit të vendosura para disa viteve – të gjithë kandidatët e pranuar pas kalimit të testimit dhe fillimit të trajnimit për nëpunës policor e kanë verifikuar, me nënshkrim të vetin, rregullën për rangim përfundimtar pas të cilit bijnë edhe 10 për qind të kandidatëve, përkatësisht ata që kanë marrë nota më të ulëta në trajnim”, ceket në kumtesë.

Spasovski, i cili edhe para dy javëve, gjithashtu, mbajti takim me përfaqësuesit e kandidatëve të refuzuar, shtohet, ka cekur se procedurat e dhe rregullat e caktuara të konkurseve për nëpunës policor janë precize.

“Çfarëdo lloj interpretimesh të tjera, siç ishte ajo e javës së kalaur e kandidatëve të refuzuar, paraqet spekulime të zakonshme nga të cilat kanë dobi vetëm disa grupacione të interesit apo politikke, e jo kandidatët e refuzuar për nëpunës policor”, qëndron në kumtesën e MPB-së.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button