Shtëpia luksoze e Mohamed Hadid nuk është as për Gigi-n dhe as për Bella-n, por për dikë tjetër të veçantë

Jemi mësuar shpesh të shohim motrat Hadid në çdo cover reviste dhe fushate fashion-i për çdo shtëpi mode por kësaj radhe duket se vëmendja është fokusuar më së shumti te i ati i tyre, Mohamed Hadid, një njeri me një profil po aq interesant sa dhe portreti i dy vajzave të tij. Dhe këtë muaj ndryshe nga çdo rast tjetër ka qenë pikërisht ai në fokusin  e revistës së fashme Harper’s Bazaar duke i dedikuar profilit të biznesmenit palestinez, cover-in e revistës, shkruan Class.

Dhe ka një arsye të fortë pse një editorial i tërë në një prej revistave më prestigjoze në botë i është kushtuar një njeriu jashtë profilit të modës e së bukurës, pasi  ndryshe nga çmund të mendonim lidhja e Mohamed Hadid me këtë botë në të vërtetë është shumë e fortë. Sipërmarrës prej vitesh, Hadid, nxjerr tashmë në fokus një prej shtëpive të shumta të tij, gjendur ne LA dekoruar dhe arreduar me një të tillë forme luksi që vetëm ai mund ta dëshmojë.

Kjo është një shtëpi në Bel Air që i ngjan hapësirave delikate të një Vile në Toskanë të Italisë , kopshte të përkryer si të Versajës, dhe bukuri neoklasike të një rezidencë franceze të shekullit të 18-të. Ky është një vend ku mund të gjenden mjellmat duke notuar në një pellg të afërt që kalon mes luleve të ruajtura  bukur, ndërsa brenda gjen një hamam maroken i cili ofron pushim nga bota e jashtme nëpërmjet detajeve islamike mrekullisht të zbukuruara. Kjo është një shtëpi që në mënyrë elokuente përfshin shumë periudha, kultura dhe stile. Vizitori në këtë vendbanim nuk ndihet sikur ai ose ajo është në Los Anxhelos, por mijëra kilometra larg ose ndoshta ndoshta në një epokë tjetër. Por edhe me vizionin e tij përrallor dhe dekorin mbresëlënës, kjo është një shtëpi që në fund të fundit duhet të ndahet me miqtë dhe të dashurit.

Ashtu ekstravagant dhe botëror si shtëpia është edhe vetë  sipërmarrësi  – Mohamed Hadid, i cili perveç të qenit babai i modeleve të famshëm Gigi dhe Bella Hadid është njëkohësisht dhe një nga zhvilluesit kryesorë luksoz të Los Angeles. Mohamed e ndan këtë shtëpi të veçantë, një nga disa që ai zotëron, me të fejuarën e tij Shiva Safai. Lindur në Palestinë, Mohamed u zhvendos në SHBA me familjen e tij dhe bëri emrin e tij duke projektuar hotelet Ritz-Carlton dhe pallate të tjera nëpër botë nën kompaninë e tij, Grupi i Dizajnimit dhe Zhvillimit të Hadidit. “Kam punuar në shumicën e hoteleve Ritz-Carlton gjatë viteve ’80 dhe ’90,” kujton Mohamed, i cili ka projektuar dhe ndërtuar 15 hotele Ritz-Carlton dhe bleu hotelet Ritz-Carlton në Nju Jork, Ëashington DC, Aspen, Houston dhe Napoli, gjatë viteve 1980.

I njohur për stilin e tij të veçantë dhe të pasur, Mohamed ka zhvilluar vendpushimet, shtëpitë luksoze dhe ndërtesat luksoze në mbarë botën duke fituar etiketën master të zhvilluesit të pasurive luksoze të patundshme. Ai gjithashtu ndërtoi një xhami dhe një shkollë për një komunitet mysliman në Virxhinën Veriore dhe vazhdon të ndërtojë shtëpi për muslimanët duke dhënë kontributin e tij në botën lindore. “Shtëpitë që kam bërë në zonën e Los Anxhelosit janë një kombinim i stilit neoklasik me një interior shumë modern,” thotë ai, duke shtuar se motoja e tij ka qenë gjithmonë: “Nuk ndjek trendet, unë bëj të miat”. Mohamed është një arkitekt dhe inxhinier i trajnuar, dhe ajo që dallon pronat e tij është vëmendja e tij në ndërthurjen e elementeve historike dhe komforti. “Unë krijoj shtëpi që ndihen si një shtëpi – mund të jetë një pallat apo një rezidencë – por secila të jep një ndjenjë të rehatshme.

Shtëpia prej 48.000 metra katrorësh quajtur rezidenca Belvédère, mbart të njëjtin ambjent mikpritës dhe të pasur si pasuritë e tij të tjera. Mbështetur në arkitekturën e vjetër botërore brenda këtij vendbanimi mbresëlënës gjen një mori referencash për sfondin multikulturor të Mohamedit, si dhe udhëtime e gjera të tij.

Ai thotë, “DOJA TË KRIJOJA NJË PRONË DEKORUAR ME TIPARE MODERNE POR, QË TË REFLEKTOJË MË SHUMË KUJTIMET E MIA TË MBLEDHURA NË GJITHË  BOTËN.”

Nga: Harper’s Bazaar

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button