Gentianës i duhet ndihmë për tu shëruar

Kjo është shtatë vjeçarja Gentiana Dauti nga fshati Kamnjan i Tetovës. Ajo di të numëroj në gjuhën angleze, di të shkruajë, di të flas mendon si të gjithë moshatarët e saj, por kjo vajzë nuk mund të ecë si të gjithë moshatarët e saj.

Gentiana, për shkak të sëmundjes që e mundon nga fëmijëria, gjegjësisht paralizës cerebrale, nuk mund të shkojë në shkollë pa gjyshin e saj,  63 vjeçarin Hisni Dauti.

Ajo ëndërron se një ditë do të del të shëtisë me biçikletë dhe do të shërohet.
Edhe pse vetëm 7 vjeçare ajo ka kryer tre operacione. Të parin në vitin 2005 dhe të dytin në vitin 2007 i ka kryer në spitalin e Shkupit ndërsa operacionin e tretë në vitin 2011 në spitalin e Ohrit. Për fat të keq asnjëri nga këto operacione nuk patën sukses që ajo të çohet në këmbë. 

Gentiana nuk fsheh dëshirën për të ecur dhe për të folur para kamerave. Ndërsa gjyshi i saj Hisni Dauti deri sa flet për jetën e mbesës së tij thotë se kjo familje i ka shfrytëzuar të gjitha mundësitë për ta shëruar Gentianën. 

Mirëpo Dauti është i pa punë dhe duke mos marrë asnjë ndihme, nuk ka mundësi ta dërgojë mbesën e tij në spitalin e Munyhut të Gjermanisë për të kryer operacionin e nevojshëm i cili kushton mbi 30 mijë euro.

E lamë këtë familje me shpresë se personat humanë do t’i ndihmojnë tyre për ta parë Gentianën e vogël në këmbë, duke shkuar në shkollë pa përcjelljen e gjyshit të saj.

Gentianën mund ta ndihmoni në këtë numër të telefonit O71 779 437

/portalb/ Tv Koha

 

Lajme të ngjashme

Back to top button