Tetova me Festival ndërkombëtar të filmit

Tetova tashmë do të ketë edhe Festivalin e saj të filmit, bëhet fjalë për festivalin “Watch out” që do të mbahet nga 31 maji  deri më 3 qershor të këtij viti.

Festivali që do të mbahet në ambient të hapur,  organizohet nga Qendra për bashkëpunim ballkanik LOJA,  dhe është i mbështetur nga Instituti ‘Gëte’ në Shkup dhe Fondacioni Robert Bosch. 

Konkursi për aplikim tashmë është i hapur dhe do zgjasë deri më 30 Prill 2012. 
Të gjithë autorët e rinj në lëmin e filmit qofshin ato kombëtar ose ndërkombëtar janë të  ftuar që të konkurojnë me filmat e tyre.

Filmat mund të jenë të të gjitha metrazheve, në gjuhën angleze ose të titruara në anglisht.
Filmat që do të përzgjidhen si më të mirë do të shfaqen para publikut gjatë netëve të festivalit. 

Derisa autori i filmit që do të fitoj vendin e parë do të shpërblehet, do të jetë i ftuar që të merr pjesë në ceremoninë e festivalit dhe të jetë pjesë e disa punëtorive. 

Organizatorët e festivalit mbulojnë shpenzimet e udhëtimit dhe vendosjes së fituesit deri në shumë prej 400 euro.  

Lajme të ngjashme

Back to top button