Policia parandalon vjedhjen e Kishës së Oktisit

Pas masave operative Stacioni policor i Veleshtës këtë fundjavë  arrestoi personin me iniciale  XH.I 33 vjeç  nga fshati Oktis të cilin arriti ta parandaloj në oborrin e kishës  ”Shëni Nikolla” ku i dyshuari synonte të bënte vjedhje.

Gjatë arrestimit të XH.I  iu gjetën edhe pajisjet me të cilat ai synonte të shpërthente derën kryesore të kishës por intervenimi i shpejt policor e parandaloi atë në qëllimin e tij final.

Nga policia konfirmojnë se do të merren të gjitha masat për zbardhjen e tërësishme  të këtij akti dhe paraqitjen e autorit përpara organeve të drejtësisë.

Për policinë e Strugës XH.I është i njohur për një sërë vjedhjesh të realizuara gjatë vitit 2011 dhe 2010.

Lajme të ngjashme

Back to top button