Është gjetur një trup i djegur njeriu në fshatin Lubeten të Shkupit

Gjatë mbrëmjes së djeshme në fshatin Lubeten të Shkupit është gjetur një trup i djegur i pajetë.

Siç kumtoi MPB sot, mbrëmë rreth orës 23:30 është denoncuar se ka shpërthyer zjarr në një livadh.

“Zjarri është shuar, më pas është vërejtur trupi i një personit të pajetë”, informojnë nga MPB-ja.

Në vendin e ngjarjes ka dalë ekip i SPB Shkup, Ndihmës së Shpejtë dhe Prokurori Publik. Trupi i personit është dërguar për obduksion, ndërsa po punohet në zbardhjen e plotë të rastit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button