Milani, Atletik Bilbao e Fenerbahçe kundërshtarë të mundshëm të Shkëndijës

Kundërshtarë të Shkëndijës dhe Vardarit që nuk janë bartës në shortin që do të tërhiqet sot në Nyon të Zvicrës me fillim në orën 13.00, mundë të luajnë ekipe të  mëdha evropiane siç janë Milani italian, Fenerbahçeja e Turqisë, Atletik Bilbao e Spanjës, Ajaksi i Hollandës, Klub Brizh i Blegjikës, PAOK i Greqisë, Dinamo Zagrebi i Kroacisë dhe disa ekipe tjera.

Koeficientin më të ulët në vazon e bartësve e ka Partizani i Beogradit, që arriti në këtë pozitë vetëm fal fitores së Domazhels ndaj Frajburgut, ndërsa para serbëve janë edhe Mitjilandi i Danimarkës, Austria e Vjenës dhe Makabi Tel Aviv i Izraelit. /Portalb.mk/

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button