Veseli: Mikullovci, viktimë e skenarëve të Vetëvendosjes

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, ka thënë se seanca e sotme e Kuvendit të Kosovës është abuzuar nga Lëvizja Vetëvendosje dhe sipas tij ajo u përcoll me shkelje të mundshme kushtetuese.

Lideri i PDK- së për Televizionin Publik të Kosovës, tha po ashtu se partia e tij nuk do t’i drejtohet Kushtetueses, por në rast të kundërt, Vetëvendosje menjëherë do të vepronte ngjashëm duke iu drejtuar rendeve kushtetuese, transmeton Klan Kosova.

Këto komente, Veseli i bëri teksa komentonte Seancën e sotme Konstituive të Kuvendit të Kosovës për të cilën tha se që nga fillimi kishte skenar nga Vetëvendosje për bllokim dhe dështim që nga forma e betimit të kryesusit të seancës.

Ai tha se mbyllja e seancës në formë arbitrare nga kryesuesi ishte shkelje kushtetuese dhe për këtë arsye sipas Veseli deputetët e shumicës nuk shkuan më pas në seancë. Veseli tutje tha se gjatë seancës konstituive, kryesuesi i seancës, Adem Mikullovci ishte viktimë e skenarëve të Vetëvendosjes, transmeton Klan Kosova.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button