Tramp: Marrëdhëniet mes Uashingtonit dhe Moskës janë në “nivel të rrezikshëm të paparë deri tani”

Presidenti amerikan Donald Tramp shkroi në Tuiter se marrëdhëniet mes Uashingtonit dhe Moskës janë në “nivel të rrezikshëm të paparë deri tani”.

Fajin për këtë ai e kërkon në Kongresin i cili para dy ditëve konfirmoi sanksione ndaj Rusisë.

“Marrëdhëniet tona me Rusinë janë në nivel të rrezikshëm të pa parë deri tani. Për këtë mundeni ta falënderoni Kongresin, njerëzve të njëjtë të cilët nuk munden të sigurojnë as sigurim shëndetësor”, shkroi Tramp.

Komenti është shkruar një ditë pasi ai e nënshkroi ligjin për sanksione të reja ndaj Rusisë, aksionin të cilin Moska e kualifikoi si luftë tregtare dhe fund të shpresave për marrëdhënie më të mira me Qeverinë e Trampit. 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button