Rezultate katastrofale, deklaratë e papritur nga Ancelotti

Bayern nuk e di se ku ka e kokën. Forma fizike e lojtarëve është skandaloze dhe kjo fjalë nuk është aspak ekzagjerim.

Në gjashtë ndeshjet miqësore të luajtura këtë verë, skuadra e trajnerit Carlo Ancelotti ka fituarvetëm një dhe ka humbur pesë.

Humbja e fundit e bavarezëve ndodhi dje në “Allianz Arena”. Në ndeshjen për vendin e tretë dhe të katërt të turneut “Audi Cup” kundër Napolit, rekordmenët u mposhtën 2-0. Fjalët e para të tifozëve, të cilët u larguan nga stadiumi para se të mbyllej ndeshja, ishin për blerje të tjera, sepse, sipas tyre, kjo skuadër nuk mjafton për të fituar Ligën e Kampionëve.

Megjithatë, Ancelotti nuk mendon kështu. “Jo, nuk do të ketë afrime të reja”, – u shpreh italiani.

Lajmi tjetër i keq që mori Bayern është dëmtimi i yllit James Rodriguez, i cili do të jetë jashtë fushave për katër javë. “Nuk është mirë ta shohim James-in të dëmtuar, sepse është lojtar i klasit botëror. Gjithsesi, kemi një departament mjekësor të shkëlqyer dhe do të përpiqemi ta kthejmë sa më shpejt në aksion”, – u shpreh drejtori i ri sportiv i skuadrës, Hasan Salihamidzic .

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button