Tuntev: Nuk do të bëjmë pushim derisa nuk shkarkohet Zvërlevski

Deputeti dhe koordinatori i LSDM-së nga qendra për shtyp e Kuvendit tha se deputetët e shumicës parlamentare janë marrë vesh që të mos i shfrytëzojnë pushimet vjetore për derisa nuk përfundon diskutimi për shkarkimin e prokurorit publik, Marko Zvërlevskit, njofton Portalb.mk.

Tuntev paralajmëroi se Kuvendi do të diskutojë edhe gjatë fundjavës me qëllim që të miratohet rebalanci dhe të kalohet në pikën e rendit për Zvërlevskin.

“Ne jemi në qëndrimin që të mos shkojmë në pushim për derisa Zvërlevski nuk shkarkohet. Jemi në pajtim dhe kemi premtuar se do të diskutojmë dhe pas propozim ligjit të opozitës për emërimin e prokurorit publik. Pritet rebalanci i buxhetit të përfundojë deri në fund të javës, pas të cilit pritet që kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi t’i caktojë zgjedhjet lokale”, tha Tuntev.

Ai tha se nuk janë të sakta akuzimet e LSDM-së do të vazhdojë dhe se për shkak ligjit të përdorimit të gjuhës shqipe zgjedhjet mund të mos caktohen me 6 gusht.

Ai shtoi se ligji është harmonizuar deri në fund të ditës të hyjë në procedurë kuvendore.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button