iPhone 5, në qershor?

Kompania Foxconn është sulmuar shumë për shkak të kushteve të rënda të punës, madje edhe vetëvrasjeve të punëtorëve, por lajmet e fundit për atë se si punëtorët janë të kënaqur dhe nuk duan t’u zvogëlohen orët e punës, e paraqesin Foxconnin si një vend mjaft të dëshiruar pune.

Sa është kjo e saktë, do të tregojë edhe përgjigjja për madje konkursin për 18.000 vende të reja pune të cilat thuhet se do t’i hapë Foxconn për shkak të punës në aparatin e ri iPhone.

Sipas të rekrutuarve të Foxconn, iPhone 5 do të gjendet në treg në qershor të këtij viti.

Gjatë intervistave me të interesuarit në hyrje të fabrikës, mes të cilëve gjendej edhe një gazetar, punëdhënësi Foxconn i joshte të punësuarit e ardhshëm me rrëfimin se si do të punojnë në prodhimin e telefonit të ri iPhone, i cili në tregë do të duhej të paraqitej kësaj vere.

Pasi që qershori është tradicionalisht kohë e paraqitjes së iPhone më herët (përveç modelit 4S) ka gjasa që kjo të jetë e vërtetë.

Fotografia me këtë artikull është vetëm ilustruese, pasi që askush nuk e di se si do të duket iPhone i ri. 

Marrë nga: indexonline

Lajme të ngjashme

Back to top button