Kosova gati sa nuk e turpëroi Maqedoninë

Reprezentacioni i Kosovës në basketboll e ka mposhtur Maqedoninë me rezultat 72:68, në Palestrën e Rinisë dhe të Sporteve në Prishtinë, ndeshje kjo që u luajt sonte në kuadër të Grupit C e vlefshme për parakualifikim në Botërorin “Kina 2019”.

Kosova e nisi mirë ndeshjen duke mbyllur çerekun e parë me rezultat 23:11 dhe pjesën e parë të përballjes me rezultat 42:20. Në kuadër të parakualifikimeve për Kampionatin Botëror Rusia 2019, kosovarët vazhduan me lojë të mirë edhe në pjesën e dytë të takimit.

Në dy çerekët e fundit trajneri i Kosovës vendosi t’u jepte hapësirë më shumë disa lojtarëve nga banka, duke bërë që rezultati të ofrohej deri në pesë pikë 66:61, por në fund Kosova arriti fitore komode. Ndeshjen e dytë Kosova do ta zhvillojë në udhëtim te Estonia me 9 gusht.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button