Meta: Të rritet fuqia e gruas në Shqipëri

Kreu i Lëvizjes Socialiste për Integrim theksoi se pjesëmarrja më e gjerë e grave në politikë është një domosdoshmëri për vendin. Duke folur në konventën e Lëvizjes së Gruas për Integrim në qytetin e Durrësit, Meta hodhi edhe idenë për të vendosur një rregull që ta rrisë përfaqësimin e grave në Kuvend në 50-50%.

“Nëse do të varej nga unë, do të firmosja menjëherë një ligj që ta çojë përfaqësimin e në Kuvend në raportin një me një midis dy gjineve”, theksoi kreu i LSI.

“Nuk mund të ketë një Shqipëri anëtare të Bashkimin Europian nëse nuk do të fuqizohet roli i gruas në të gjithë jetën e vendit, politike, ekonomike apo sociale”, shtoi ai.

Sipas Metës, “LGI është një promotor zhvillimi dhe integrimi për të gjithë qytetin”.

Marrë nga: top-channel

Lajme të ngjashme

Back to top button