Nëse nuk blihen, plazhet në Ohër do të bëhen të lira për të gjithë

Të gjithë personat juridik dhe fizik, në pajtim me shpalljen dhe dispozitat ligjore, kanë mundësi që të lajmërohen në thirrjen për dhënien me qira të 15 plazheve në bregun e Liqenit  të Ohrit.Nuk ekziston kategori e personave të cilët janë qiramarrës konstant meqë marrëveshjet e tyre kanë skaduar më 30 shtator.

Këtë sot e deklaroi ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Mile Janakievski.

Ai përmendi se nëse ndonjë plazhë Ministria nuk arrin që ta jep me qira, atëherë asnjë person juridik ose fizik nuk do të ketë të drejtë të operojë me atë plazhë, gjegjësisht do të jetë e lirë për përdorim nga të gjithë qytetarët e Maqedonisë dhe turistët e huaj.

“Apeloj deri te të gjithë të interesuarit që të paraqiten deri në afatin përfundimtar, që prill. Nëse për ndonjë plazhë s’ka interesim, atëherë ne periudhë shumë të shkurtër sërish do të shpallim konkurs derisa nuk arrijmë ta japim plazhën me qira. Momentaliisht asnjë plazhë në bregun e Liqenit të Ohrit nuk ka qiramarrës”, tha ministri Janakievski.

Marrë nga: plusinfo

Lajme të ngjashme

Back to top button