Dibër, qentë rrezik i madh për banorët

Dibra vazhdon të ketë probleme serioze me qentë endacak. Vetëm brenda muajit mars ka patur dhjetëra raste të kafshimeve të njerëzve nga qentë të cilët janë paraqitur të kërkojnë ndihmë shëndetësore. Megjithatë dihet se numri i atyre që kanë patur kafshime është shumë më i madh sepse shumë raste të kafshimeve nuk paraqiten në institucionin shëndetësor.

Problemi në fjalë është si gjatë ditës ashtu edhe gjatë natës. Në Dibër këto ditë mund të shihen grupe të mëdhenj të qenve endacak të cilët janë agresiv . Qentë qarkullojnë edhe në qendër  të qytetit dhe sipas shumë qytetarëve ata në orët  e herëta të mëngjesit sillen në Dibër me kamionë nga qytet e tjera ku nuk është e lejuar vrasja e tyre.

Rreziqet janë shumë të mëdha sidomos në orët e mëngjesit. Fëmijët shpesh janë në shënjestër të qenve endacak gjatë udhëtimit për në shkollë.

Në Spitalin e Dibrës thonë se raste të shumta ka nga kafshimet e qenve endacak.  Infektologu Nehat Hysa na informoi se është në rritje numri I kafshimeve nga qentë endacak. Ai thotë se shumë raste dërgohen në Shkup në Spitalin shtetëror , për tu vaksinuar kundër kafshimeve të qenve,  meqë në Dibër në Spitalin e Përgjithshëm nuk ka vaksina për këtë çështje.

Ndërmarrja Publike Komunale “Standardi” ka një shërbim për ekzekutimin e qenve, por edhe përkundrejt aktiviteteve të këtij shërbimi, qentë endacak janë në çdo cep të qytetit.
Për këtë çështje debatohet në rrugë,  në takimet të ndryshme por problemi në fjalë është debatuar edhe në disa seanca të këshillit të komunës të Dibrës./dibra.us

Lajme të ngjashme

Back to top button