Princi Filip i Britanisë tërhiqet nga angazhimet publike

 Duka i Edinburgut, bashkëshorti i Mbretëreshës Elizabet II, do të ketë të mërkurën paraqitjen e tij të fundit publike, para se tu thotë lamtumirë paraqitjeve në cilësi mbretërore, një detyrë të cilën e ka ushtruar që nga viti 1952, raporton Anadiolu Agency (AA).

Princi Filip, njëherësh gjeneral-kapiten i Marinsave Mbretërorë, do të takojë ushtarët gjatë një parade me të cilën do të shënohet fundi i një aktiviteti të forcave komando për mbledhjen e fondeve bamirëse.

Synimet e tij për largim nga skena publike, 96 vjeçari i bëri të ditura në maj të këtij viti. “Princi Filip nuk do të pranojë ftesa të reja për vizita dhe angazhime, megjithëse ai mund të zgjedhë të marrë pjesë në ngjarje të caktuara publike”, thuhej në njoftimin e pallatit mbretëror.

Së fundmi ai u shtrua në spital ku u trajtua për një infeksion që lind nga një gjendje para-ekzistuese nga qershori i këtij viti.

Më 20 nëntor, Mbretëresha dhe Duka do të festojnë 70-vjetorin e martesës së tyre.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button