Ivanov, Greqia s’ka vullnet për të zgjidhur kontestin e emrit

Nëse ekziston vullnet politik do të vijë deri te zgjidhja e çështjes së emrit me Greqinë. Nëse Maqedonia merr ftesë për anëtarësim në NATO, kjo do t’i përmirësojë marrëdhëniet Maqedoni-Greqi. Kështu është shprehur Presidenti i Maqedonisë Gjorge Ivanov në një intervistë për të përditshmen greke “Kathimerini”

“Jam i bindur se mund të arrijmë një zgjedhje reciprokisht të pranuar nga të dyja palët , zgjidhje me dinjitet. Thjeshtë, nevojitet vetëm vullneti politik, dhe respektim rigoroz i kornizës në kuadër të së cilës zhvillohen bisedimet,  rezolutat e Kombeve të Bashkuara dhe Marrëveshja e Përkohshme. Nëse bisedimet shkojnë përtej kësaj kornize është normale që atëherë do të jetë vështirë të gjejmë zgjidhje. Vendimi i Hagës gjithashtu jep një nxitje pozitive për të kërkuar dhe për të gjetur kompromis. Ajo paraqet një lloj kornize për mënyrën se si duhet të sillen dy palët në të ardhmen” është shprehur Ivanov.

Pozita greke sa i përket çështjes së emrit është jo-racionale, thotë Ivanov duke shtuar se Maqedonia është e mendimit që kjo çështje mos të perceptohet si kërcënim mes dy palëve.

“Disa nga kërkesat e Greqisë hyjnë në fushën e të drejtave individuale njerëzore, siç është e drejta e vetë-identifikimit të një njeriu, që do të thotë se zgjidhja e mundshme në rast të tillë do të reflektonte ndaj identitetit kombëtar maqedonas, që është në kundërshtim me parimet themelore të civilizimit, të drejtat e njeriut dhe dinjitetit. Kjo është kërkesa më irracionale, për shkak se nënkupton që Republika e Maqedonisë ka autorizim të kërkojë nga qytetarët e saj të orientohen në bazë të ndonjë identiteti kombëtar për të cilin do të merreshim vesh me Greqinë. Asnjë vend demokratik nuk mund t’u imponojë diçka të tillë qytetarëve të saj,  është e pamundur”, ka thënë presidenti Ivanov. / portalb

Klikoni për intervistën e plotë në anglisht “Kathimerini”

Lajme të ngjashme

Back to top button