Marrëveshja Maqedoni-Bullgari, reagon edhe Franca

“Franca përshëndet nënshkrimin e Marrëveshjes së miqësisë, fqinjësisë së mirë dhe bashkëpunimit në mes të ish-Republikës Jugosllave të Maqedonisë (IRJM) dhe Bullgarisë, nënshkruar ditën e martë, më 1 gusht, nga ana e Kryeministrave Zoran Zaev dhe Bojko Borisov”, thuhet në kumtesën e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Francës.

“Ajo shpreson se kjo marrëveshje do t`i mundësojë Shkupit dhe Sofjes thellimin e dialogut dhe bashkëpunimit të tyre në fushën politike, ekonomike dhe në veçanti atë kulturore, si dhe do të kontribuojë në forcimin e stabilitetit në rajonin e Ballkanit”, thuhet në kumtesë.

France përkujton se marrëdhëniet e mira fqinjësore dhe bashkëpunimi rajonal janë elemente thelbësore të procesit të pajtimit dhe përafrimit europian.

“Ato kontribuojnë në arritje të prosperitetit, stabilitetit, pajtimit dhe krijimit të një klimë të favorshme për zgjidhjen e kontesteve bilaterale dhe problemeve të trashëguara nga e kaluara”, thonë nga MPJ e Francës.

LEXO: U nënshkrua Marrëveshja për fqinjësi të mirë mes Maqedonisë dhe Bullgarisë (VIDEO/FOTO)

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button