“Detonatori” u merr funksionet 13 eprorëve policorë

MPB ka bërë të ditur sot shkarkimin e 13 kryeshefave, udhëheqësve dhe komandantëve të stacioneve policore në Maqedoninë Juglindore.

Kjo u bë e ditur sot nga ana e ministres së MPB-së, Gordana Jankullovska, e cila njoftoi se në mesin e të shkarkuarve është edhe kryeshefi i policisë në Shtip, Zvonko Kashirski, i cili kohë më parë ishte komentuar si funksionari i paprekshëm i policisë. 

Në mesin e tij tashmë është emëruar një kuadër serb, Momçillo Staletoviq. Sipas ministres Jankullovska, të gjithë zyrtarët e shkarkuar të policisë kishin qëndruar symbyllur para krimit të organizuar. Shefat e shkarkuar i takojnë zonave ku MPB disa ditë më parë arrestoi një rrjet kriminal të lidhur me policinë në një operacion të koduar “Detonatori”.

Në kuadër të këtij operacioni u arrestuan dhjetëra persona të përfshirë në krim të organizuar në qytetet Koçanë, Kriva Pallankë, Makedonska Kamenicë dhe Shtip, etj. 

/portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button