At Nikolla Marku: Pashkët do ta çlirojnë kishën nga Greqia

Në urimin e tij me rastin e Pashkëve, famullitari i kishës “Shën Maria” në Elbasan, At Nikolla Marku, është shprehur se kjo festë që përkon me 100-vjetorin e pavarësisë do ta çlirojnë Kishën Otodokse Autoqefale Shqiptare nga uzurpatorët grekë.


“Ne klerikët do të lutemi që kjo festë të bëjë të mundur çlirimin njëherë e përgjithmonë të Kishës Ortodokse Autoqefale Kombëtare Shqiptare nga uzurpimi i personave me shtetësi e kombësi greke.

Pashkët e sivjetme do i festojmë të bashkuar për lavdinë e Zotit dhe rreth flamurit kombëtar shqiptar”, është shprehur At Nikolla Marku të premten. Duke i ftuar të gjithë shqiptarët për të festuar në Elbasan, At Nikolla Marku theksoi se të gjithë duhet të luten që pavarësinë e  Kosovës ta njohin sa më shumë shtete, që shqiptarët e Çamërisë të kthehen në shtëpitë e tyre në Çamëri e që shqiptarët e Malit të Zi të kenë sa më shumë të drejta.

“Këto Pashkë do jenë ngjallja e Shpëtimtarit, ngjallja e plotë e ndjenjave kombëtare dhe e traditave e vlerave më të mira që mbart kombi shqiptar dhe gjuha shqipe”, tha Marku. 

Marre nga: Shekulli

Lajme të ngjashme

Back to top button