Jahjaga me ndjenja të përziera për postin

Pikërisht një vit më parë, Atifete Jahjaga kishte hyrë e qetë në sallën e Parlamentit të Kosovës për t’u zgjedhur në krye të shtetit.

Derisa testin në Parlament e kishte kaluar pa ndonjë pengesë, për shkak të marrëveshjes politike mes Hashim Thaçit, Isa Mustafës e Behgjet Pacollit, të ndërmjetësuar nga ambasadori amerikan Christopher Dell, Jahjaga po i hynte një rruge të re në karrierën e saj dhe me shumë të panjohura për të, shkruan Express.

Ajo çfarë ka rënë në sy më së shumti nga numri një i shtetit deri më tani janë udhëtimet që ka pasur, e të cilat nuk kanë sjellë ndonjë dobi të madhe për vendin; daljet e saj nëpër evenimente të ndryshme, ku ka lexuar fjalime; si dhe mbyllja hermetike ndaj pyetjeve të gazetarëve.

Por, cilat janë vlerësimet e analistëve dhe të politikanëve për Jahjagën në krye të shtetit?

Analisti Shkëlzen Maliqi ka thënë se Jahjaga ka arritur të krijojë një profil, të cilin ai e quan të pranueshëm për opinion, sidomos atë ndërkombëtar.

“E di që ka pasur shumë kritika, sidomos në fillim. Por, mendoj që e ka përmirësuar shumë imazhin e Kosovës”, ka thotë ai.

Pas një viti në krye të shtetit, Atifete Jahjaga ka nxitur ndjenja të përziera në skenën politike.

Zyrtarë të PDK-së, LDK-së dhe AAK-së shprehen pozitivisht për të, duke thënë se ajo ka arritur ta përmbushë rolin që i është dhënë. Por, Lëvizja Vetëvendosje konsideron se Presidentja aktuale nuk duhet ta marrë edhe një mandat të ri, pasi është figurë jounifikuese dhe e dobët politikisht.

Marre nga: Telegrafi

Lajme të ngjashme

Back to top button