Në Islandë zbulohet një mineral i ri, i shtati nga viti 2009

Gjeologët në vullkanin Hekla në Islandë kanë gjetur një mineral të ri, të cilin e quajtën “topsoeite”, raporton Anadolu Agency (AA).

Tonçi Baliç-Zhuniç nga Universiteti i Kopenhagës, tha se kohë të gjatë kanë bërë studimin e mostrave të vullkanit Helka dhe Eldfell.

Pas një studimi të gjatë të mostrave nga zona e vullkanit Hekla, vërejtën një lloj të ri të mineralit.

Baliç-Zhuniç tha se “topsoeite” përbëhet nga molekulat e ujit, hekurit dhe fluorit dhe se ky është mineral i shtatë i ri i zbuluar në këtë zonë që nga viti 2009.

Ai shtoi se zona e vullkanit është shumë e pasur me minerale dhe se ka mundësi për të zbuluar lloje të reja.

Baliç-Zhuniç theksoi rritjen e numrit të mineraleve të zbuluara në vitet e fundit dhe në sajë të metodave të reja është mundësuar që në një periudhë të shkurtër dhe në mënyrë të thjeshtë të bëhet përshkrimi i mineraleve dhe të përcaktohet përbërja e tyre kimike

Zbulimi i fundit është publikuar në revistën “Mineralogical Magazine”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button