Zaev: Pres që Zvërlevski të shkarkohet para zgjedhjeve lokale

“Pres që para zgjedhjeve lokale të ketë ndërrim të prokurorit publik Marko Zvërlevski dhe të pastrohet plotësisht lista zgjedhore”, kështu porositi kryeministri Zoran Zaev nga Krivopallanka ku mbahet dita e hapur e mysafirëve të lartë për stërvitje“Dragoon guardian 17”, njofton Portalb.mk.

Ai shtoi se vendi i Maqedonisë është në NATO dhe në familjen evropiane.

“Maqedonia gjithmonë ka qenë e orientuar drejt perëndimit, por do të ketë marrëdhënie të mira me të gjitha vendet”, deklaroi kryeministri.

Në stërvitjet ushtarake “Dragon Gardijan 1” marrin pjesë nëntëdhjetë përfaqësues të ARM-së nga Batalioni i inxhinjerisë, nga përbërja e Brigadës së parë të mekanizuar këmbësorie dhe rreth treqind përfaqësues të “2 Cavalry Regiment” të Armatës së SHBA-së në Evropë. Në stërvitje marrin pjesë edhe pjesëtar të njësive tjera të ARM-së  për sigurimin e mbështetjes logjistike dhe roje të policisë ushtarake.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button