Receta e vjetër që ndihmon me kolesterolin

Kinezët kanë përdorur recetën që do të gjeni më poshtë tash e shumë vjet, madje konsiderohet si një nga recetat më të suksesshme të mjekësisë alternative.

Kjo recetë ka efekt në normalizimin e nivelit të kolesterolit në gjak dhe përmirëson funksionin e zemrës, transmeton Klan Kosova.

Madje është shumë e thjeshtë për tu përgatitur në shtëpi dhe është krejtësisht natyrale, pa asnjë efekt anësor në organizëm.

Përbërësit:

1 litër ujë i filtruar

3 limonë organikë të madhësisë së mesme

36 thelpinj hudhre

Përgatitja:

Qërojeni hudhrën dhe prejeni në copë të mëdha. Më pas pastroni limonët dhe vendosni ata të qëndrojnë në ujë me pak sodë bikarbone ose e  njohur si sodë e bukës në ujë.

Lërini të qëndrojnë për një orë, pas largoni nga uji limonët dhe preni në copë.

Në të njëjtën kohë nxejeni sasinë e ujit dhe më pas shtoni copat e prera paraprakisht të limonit dhe hudhrës në ujin e nxehtë.

Vendosni më pas sërish në nxehtësi dhe lërini të zihen në temperaturë të ulët por mos e lëni të valojë uji.

Pas zierjes për 15 minuta, largojeni nga shportei. Pas pak minutave, vendoseni këtë lëng në friogrifer dhe lëreni të qëndrojë gjatë gjithë natës.

Kullojeni lëngun në mëngjes dhe konsumoni 50 ml nga ky lëng tri herë në ditë, para ushqimit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button