Djegie e mbetjeve të rrezikshme në Kamëz

Një ditë pasi ABC News ngriti shqetësimin se në vendgrumbullimin e mbeturinave në Kamëz po digjen mbetje të rrezikshme, urbane, spitalore dhe ushtarake ka reaguar bashkia.

Përmes një njoftimi për shtyp, Bashkia e Kamzës thotë se zjarri është shkaktuar për shkak të temperaturave të larta dhe se po ndjek situatën për të neutralizuar ndotjen.

“Ndërkohë po punohet për të stabilizuar gjendjen dhe për të gjetur alternativat e duhura për transportimin e mbeturinave të qytetit” thuhet në njoftimin për shtyp. Banorët e Kamzës kërkuan një ditë më parë mbyllje e këtij vendgrumbullimi pasi ju ka ndotur ajrin, tokën dhe ujin.

Ndërkohë që ambjentalistët situatën e cilësuan një këmbanë alarmi pasi sipas tyre rrezikon shëndetin e qytetarëve.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button