Virusi “Hantan”, këto janë simptomat e para, zbuloni me kohë dhe mbrohuni nga ai

Virusi Hantan nga i cili ndërruan jetë dy persona nga Gostivari dhe shumë të tjerë u ndalën në spital për mjekim, transmetohet nga brejtësit, ose minjtë të cilët virusin e përcjellin nëpërmjet sekrecioneve. Njeriu mund të infektohet nëpërmjet sistemit digjestiv dhe respirator, duke zhvilluar kontakt, raporton SHENJA.
Ekzistojnë dy sindrome klinike të kësaj sëmundje që ndonjëherë ndodhë të përputhen. Ethet hemoragjike me sindrom veshke dhe sindromi ose virusi pulmonal “hanta”.

Simptomet e sëmundjes janë gjendje inkubacioni për tre deri katër javë, ndërsa më vonë sëmundja hyn në fazën e katërt. Faza e parë zgjatë prej një deri tre ditë dhe përcillet me temperaturë të rritur përnjëherë, deri në 40 gradë. I sëmuri ka dhimbje koke, lodhje të trupit, dhimbje në ije.

Personi i sëmurë vërehet se është i skuqur dhe i enjtur në fytyrë dhe ka mundësi të ketë edhe gjakderdhje nga hunda ose mishi i dhëmbëve.

Në fazën e dytë, simptomet janë temperaturë e lartë, dhimbje të forta në ije dhe bark. I sëmuri vazhdimisht vjellë dhe ka dijare.
Menjëherë pastaj paraqiten shenjat e hemorragjisë pasi fillojnë gjakderdhjet nga trupi mukoza. Shpesh ndodhë të paraqitet gjak në urinë ose të vjellat të përcillen me gjak.

Personi i prekur mund të ketë shtypje të lartë të gjakut, të dehidrojë dhe ka mundësi të bije në shok dhe pasojat të jenë fatale.

Në fazën e tretë rikthehet funksionimi i veshkëve, dhe ndodhë tajimi më i lartë i urinës. Të enjturat e fytyrës zhduken, kthehet dëshira për të ngrënë dhe rikthehet edhe gjumi.

Në fazën e katërt, personi shëndoshet plotësisht për një deri në tre muaj.
Preventiva nga kjo sëmundje është që të shmanget kontakti me brejtësit dhe sekrecionet e tyre dhe mbahet higjienë maksimale në shtëpi ose në vendin ku qëndroni në natyrë që të shmanget mundësia e ardhjes së minjve. Nuk duhet të leni asnjë vrimë prej ku mund të hyjnë minjtë.

Nëse keni dyshime se në ndonjë hapësirë ka patur minj, atë vend duhet ta dezinfektoni menjëherë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button