Treqind persona janë evakuuar për shkak të një zjarri të madh në Spanjë

 Autoritetet spanjolle sot evakuuan rreth 300 persona para hovit të zjarrit të madh që tashmë dy ditë po tërbon në rano9jin Kastilja-La Mança në pjesën qendrore të Spanjës.

Me evakuimin janë përfshirë banorët e dhjetë vendbanimeve, si dhe turistët në një kamp lokal.

Sipas shërbimit spanjoll për Mbrojtje civile, stihia e zjarrit deri më tani ka shkatërruar rreth 1.000 hektarë sipërfaqe nën pyje dhe shkurre.

Në shuarjjen e zjarrit marrin pjesë rreth 150 zjarrfikës, të ndihmuar nga aeroplanë “kanaderë” dhe helikopterë.

Pjesët jugperëndimore të Evropës gjatë javës së kaluar ishin goditur nga një seri zjarresh. Kështu, vetëm në Portugali stihitë e zjarrit shkatërruan rreth 15.000 hektarë sipërfaqe, prëderisa në pjesët jugore të Francës zjarret shkatërruan mbi 7.200 hektarë. Për shkak të zjarrit të madh në afërsi të Brigjeeve franceze azure, gjatë ditëve të kaluara ishin evakuuar rreth 10.000 persona

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button